Suvaja me bazë gipsi për përdorim të brendshëm është e krijuar për mbrojtjen nga zjarri pasiv. Ajo është ideale për veshjen zjarrduruese të kollonave prej çeliku dhe ato prej beton-armeje si dhe për përforcimin e tavaneve dhe mureve prej betoni dhe për çelik me pllaka trapezoidale. Përdorimi i saj është i shumëlojshëm. Për shembull, Knauf Vermiplaster përdoret në sallat e prodhimit dhe magazina, në objekte zyrash për të mbrojtur strukturën konstruktive dhe tavanin, në qëndra biznesi pa tavane të varura për të mbrojtur elementët mbajtës ose të mbrojë traversat shtresë kur kemi punime rikonstruksioni.
Si përfitoni ju
- Siguri e garantuar ndaj zjarrit për 30 deri 180 minuta
- Nuk ka nevojë për paratrajtim me primer
- Firo të vogla falë humbjeve të vogla gjatë përpunimit
- E thjeshtë për tu aplikuar më makineri PFT G4 ose PFT G5
- Nivel i lartë i sigurisë nga zjarri për forma të komplikuara dhe për struktura më të tjeshta
- Siguri e vazhdueshme nga zjarri gjatë gjithë kohës së shfrytëzimit të ndërtesës pa nevojën e rifreskimit të bojës.
- E përshtatshe për dyqanet e ushqimeve
- Ngjit shumë mirë në sipërfaqe çeliku, në kollona çeliku trapezoidale dhe në beton
- CE çertifikatë dhe ETA 11/0229