Pllakë gipsi speciale e klasës A1 për një mbrojtje të lartë nga zjarri. Knauf Fireboard është një pllakë perfekte për sistemet e ndërtimit të thatë me zgjidhje optimale të mbrojtjes nga zjarri. Ajo aplikohet si veshje e kollonave metalike, si pllakë për tavanet e varura, për krijimin e shafteve për instalime, për të krijuar dhomë brenda dhomës në sistemin Knauf Cubo si veshje me mbrojtje nga zjarri si dhe për formimin e kollonave për kalimin e instalimeve, tubave të ventilimit. Gjithashtu Fireboard përdoret edhe në industrinë e ndërtimit të anijeve.
Si përfitoni ju
- Siguri nga zjarri deri në 180 minuta
- Strukturë kohezive kur është në kontakt me zjarrin
- Nuk tkurret apo bymehet kur ndryshojnë kushtet klimaterike
- E thjeshtë për tu montuar falë peshës së vogël
- Rezistente ndaj përkuljes
- GM-F EN 15283-1